PAMJE/ Belgjika dorëzon në Itali bosin e ‘Ndrangheta-s, Sebastiano Signati
Autoritetet belge kanë ekstraduar në Itali ish-të arratisurin e rrezikshëm të ‘Ndrangheta-s, Sebastiano Signati, i lindur në San Luka në vitin 1966, i lidhur me familjen mafioze Romeo “Staccu”.
Signati do të vuajë 28 vjet e 2 muaj burg, sipas tre vendimeve përfundimtare për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe mbajtje të paligjshme armësh.
Ai ishte arrestuar fillimisht në Belgjikë në nëntor 2015 dhe deri tani ndodhej në paraburgim.
Ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit mes njësisë I-CAN (Interpol Cooperation Against ’Ndrangheta), Karabinierëve të Reggio Calabrias dhe autoriteteve belge.
Gazetarja Alba Kepi raporton për Syri Televizion se, Signati u shoqërua deri në aeroportin Fiumicino të Romës, ku u mor në dorëzim nga Karabinierët për procedurat e mëtejshme ligjore.
