Studim tronditës: Ilaçi i zakonshëm i zemrës mund të jetë i rrezikshëm për disa paciente
Një studim ndërkombëtar i fundit ka nxjerrë në pah rreziqe surprizuese lidhur me përdorimin e beta-bllokuesve — një medikament i zakonshëm pas sulmit në zemër.
Beta-bllokuesit — që mund të shkaktojnë lodhje, të përziera dhe probleme seksuale — janë tashmë pjesë e trajtimit rutinë për tashmë miliona pacientë.
Sipas provës klinike “REBOOT”, që përfshiu mbi 8,500 pacientë në spitale në Spanjë dhe Itali, nuk u vërejt asnjë përfitim nga ky ilaç për pacientët me funksion normal të zemrës (përveç rasteve me dëmtim të rëndë) — nuk u ulën as numri i vdekjeve, as sulmeve të reja apo hospitalizimeve për insuficiencë kardiake.
Sipas analizave shtesë të studimit, gratë që morën beta-bllokues pas një ataku në zemër — ndërsa funksioni i tyre kardiak ishte normal — përjetuan një rritje të ndjeshme të rrezikut të vdekjes apo komplikacioneve serioze krahasuar me ato që nuk i morën këto ilaçe.
Konkretisht, rreziku u rrit me 2.7 përqind pikë absolute — thuajse trefish më shumë për disa paciente — ndërsa te meshkujt nuk u shënua i njëjti efekt negativ Këto zbulime të rëndësishme pritet të ndryshojnë mënyrën e trajtimit pas atakut në zemër — duke krijuar një nevojë urgjente për udhëzime mjekësore të ndara për burrat dhe gratë.
Në një epokë të trajtimeve moderne që ulen dëmtimin e zemrës pas një ataku, përdorimi i beta-bllokuesve duhet të rivlerësohet në mënyrë rigoroze, sidomos për pacientët me funksion të mirë kardiak — dhe veçanërisht për gratë — për të shmangur trajtime të panevojshme dhe potencialisht dëmtuese.

