Veliu: Kosova 8 muaj me një qeveri në detyrë, e cila ka vetëm detyrime administrative
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova tani është më tepër se 8 muaj me një qeveri që është në detyrë, një qeveri e cila në fakt ka vetëm detyrime administrative dhe nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendime që i takojnë ekzekutivit.
Veliu: Është një kohë e gjatë që jemi në pritje të disa vendimeve të rëndësishme.
Vendime për konstituimin e institucioneve të Kosovës.
Për fatin tonë të keq dhe të vendit tonë, është dashur disa herë ti drejtohen gjykatës Kushtetuese edhe pse unë të gjithë problematikën e shoh si problem politik dhe mungesë e konsensusit mes shoqërisë kosovare.
Mirëpo në këto rrethana ata kanë dashur gjithmonë që një gjë të tillë ti drejtojnë drejt institucionit të gjykatës Kushtetuese për të hequr problematikën nga vetja, ndërsa kjo e fundit është pas ankesës së Listës Serbe e cila i është drejtuar gjykatës Kushtetuese që i është bërë padrejtësi komunitetit serb edhe pse aty dolën në votim të gjithë deputetët nga Lista Seërbe dhe asnjëri nuk mori shumicën për nënkryetar Kuvendi.
Kosova tani është më tepër se 8 muaj me një qeveri që është në detyrë, pra qeveri e cila në fakt ka vetëm detyrime administrative dhe nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendime që i takojnë ekzekutivit.
