Pranë apo larg SHBA-së? Bytyçi: Dialogu strategjik s'ka nisur ende, shkak deklaratat politike
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se dialogu strategjik ende nuk ka filluar.
Bytyçi: Zhvillimet e fundit më shumë kanë të bëjnë me deklarata të ndryshme që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit sidomos me pavarësinë e gjykatës Kushtetuese.
Së pari duhet të theksojmë se dialogu strategjik faktikisht ende nuk ka filluar.
Kështu që kemi të bëjmë me pezullim të planeve për fillimin e dialogut strategjik.
Indikacionet janë që kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave politike që llogariten që e shkelin pavarësinë e gjykatës Kushtetuese apo ndërhyjnë në pavarësinë e gjykatës Kushtetuese.
Ka një farë bllokadë institucionale apo krizë institucionale në Kosovë ku disa herë është detyruar gjykata Kushtetuese të marrë vendimë për të zhbllokuar situatën me formimin e institucioneve.
