Vazhdon sot gjykimi për rastin e vr*sjes së Liridona Ademajt

Ditën e sotme, pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili njoftoi se seanca do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, tha ai.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 14 korrik, ku dëshmitar ishte pikërisht Leonard Ademaj. Në fjalën e tij para trupit gjykues, ai kishte kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes së motrës së tij.