Fetë: Qartësi për termin ''Gjini''/ Këshilli Ndërfetar kërkon ndryshime në pr/ligjin për “barazinë gjinore”

Komunitetet fetare ngritën shqetësime për projektligjin “Për barazinë gjinore”, duke kundërshtuar përkufizime që sipas tyre bien ndesh me familjen tradicionale.

Ata kërkojnë qartësi ligjore dhe saktësim të termit “gjini”.

Komunitetet fetare në Shqipëri ngritën shqetësimin e tyre për projektligjin “Për barazinë gjinore”, që ka ndezur debat të fortë në vend për shkak të disa neneve dhe përkufizimeve.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfshin pesë komunitetet fetare të vendit, pas një takimi për këtë cështje theksoi rëndësinë e barazisë dhe mosdiskriminimit, por edhe nevoja për qartësi ligjore në disa përkufizime të projektligjit.

“Kemi shqetësime për termat si ‘gjini’, ‘identitet gjinor’ dhe ‘shprehje gjinore’, të cilët sipas nesh krijojnë paqartësi dhe hapësirë për keqinterpretim.

Familja tradicionale mbi dy gjinitë biologjike mbetet themel i shoqërisë.”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për median.

Komunitetet theksuan se nuk kundërshtojnë procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, duke sjellë shembullin e disa shteteve anëtare që ruajnë përkufizimin binar burrë-grua.

“Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, thuet ne deklaratë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, m këtë qëndrim, kërkon rishikimin dhe saktësimin e përkufizimeve në projektligj, duke shprehur gatishmërinë për dialog me institucionet, për një shoqëri të barabartë dhe në respekt të besimit dhe ligjit.