Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri.

Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiranë, detyrën e kryetarit e ka marrë gjyqtari Fjorald Behari.

Zgjedhja u bë të hënën përmes votimit nga trupës gjyqësore e gjykatës.

Behari do të mbajë detyrën për një mandat njëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Procesin e përzgjedhjes e ndoqi kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi.

Sipas raportime në media në raundin e parë u tentua të zgjidhej një gjyqtar me më shumë përvojë, por nuk u arrit shumica e votave, ndaj detyra iu besua një kandidati më të ri.