SEANCA/ Petrit Qoli “përplaset” me Skerdi Tasen: A je ti vr*sësi i deputetit Fatmir Xhindi? Gjykata “ia mbyll” gojën
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 12:11
Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Petrit Qoli, pyet Tasen: "Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë?
A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?"
Ndërkaq pas kësaj pyetjeje, Gjykata i refuzoi Tases përgjigjen për pyetjet.
