“Ky është mashtrim” – Bashkëpunëtorët e drejtësisë përplasen në GJKKO, debate mes Dumanit dhe Alibejt në sallë
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”/
Por gjatë thirrjes së dëshmitarëve ka një përplasje në sallë ka ndodhur mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani.
Shkak është bërë përfshirja e Dashnor Dumanit te ajo që njihet si masakra e Bradasheshit, , ndërsa tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar më herët përfshirjen e të vëllasë në masakrën e Bradasheshit.
Teksa Erjon Alibej po fliste, Nuredin Dumani është ngritur në këmbë, duke u shprehur se ky është mashtrim,
“Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bej at gabim mos e përmend më”, mësohet të jetë shprehur Dumani në sallë, ndërsa trupi gjykues vendosi ta nxjerrë përjashta.
Ndërkohë gjatë seancës, Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ku në një prej tyre e pyet nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi.
Petrit Qoli, pyet Tasen: "Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë?
A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?"
Ndërkaq pas kësaj pyetjeje, Gjykata i refuzoi Tases përgjigjen për pyetjet. Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.

