A e gjetëm kurën për Autizmin? Dyrmishi: Teoria e SHBA-së do shumë kohë për t’u vërtetuar. Deklaratat krijuan panik tek prindërit
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara lajmëroi se gjetjen e kurës për Autizmin, teksa tha se po fillon miratimin e tabletave të kalciumit leukovorin për pacientët me mungesë folati cerebrale (CFD), një gjendje e lidhur me vonesa në zhvillim dhe tipare autistike.
Megjithëse agjencia paralajmëroi se nevojiten më shumë studime për të vlerësuar efikasitetin e plotë të ilaçit në popullatat e lidhura me autizmin.
FDA tha se iniciativa pasqyron një strategji më të gjerë për të ripërdorur ilaçet ekzistuese për gjendje neurologjike.
E ndërkaq, gëzimit për këtë zbulim nuk i shpëtuar edhe vetë Presidenti amerikan Donald Trump, i cili në një konferencë të posaçme për mediat nga Shtëpia e Bardhë bëri thirrje grave shtatzëna që të shmangin përdorimin e Tylenolit.
Trump tha se gratë shtatzëna duhet të shmangin acetaminofenin, përbërësin aktiv në Tylenol, përveç nëse është absolutisht e nevojshme.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë zbulim e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Logopedia Eriselda Dyrmishi.
“Do të ishte një kënaqësi dhe lumturi shumë e madhe nëse kjo do të ishte një diçka e vërtetë e bazuar në baza shkencore.
Është një hipotezë që kërkon të mbështetet në fakte shumë të forta dhe që do shumë kohë për t’u provuar.
Gjithashtu, mendoj se deklarata të tilla japin panik tek prindërit, të cilët nuk e kishin për kurimin, por për atë që kishin dëgjuar dhe lexuar këtë deklaratë.
Çfarë do të thotë kjo? Ka prindër që gjatë shtatzanisë e kanë përdorur paracetamolin si me recetë të mjekut ashtu dhe pa të.
Dhe dje shikoja që ata prindër e gjenin veten fajtorë se mos e kanë konsumuar dhe se kjo të ishte e vërtetë dhe janë në një lloj ankthi për të ardhmen mbi atë çfarë dëgjuar dhe lexuar dje”, u shpreh ndër të tjera logopedia Eriselda Dyrmishi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LOGOPEDEN ERISELDA DYRMISHI

