“Gjeje çfarë…nuk më lënë të eci se po kalon ti”, Macron ndalohet në New York nga policia se po kalon autokolona e Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 14:01
Kur kalon Donald Trump askush nuk mund të kalojë në rrugë, qoftë edhe nëse gjithashtu je një president.
Rasti i paprecedentë është shënuar në në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së, ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndaluar nga policia që ndodhej në rrugë ndërsa pritej të kalonte autokolona e Donald Trump.
“Më falni, z.President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo”, i shpjegoi një oficer policie Presidentit Macron.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet teksa Presidenti Macron telefonon homologun e tij.
“Si je? Gjeje çfarë? Po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju”, dëgjohet të thotë Macron.
