Nuk ndalen sulmet në Gaza, raportohet për 37 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 10:03
Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al Mayadeen. Artileria izraelite thuhet se goditi lagjet lindore dhe jugore të qytetit të Gazës, duke vrarë 30 persona.
Sulmi është pjesë e ofensivës tokësore të Izraelit për të marrë kontrollin e plotë të qytetit.
Kujtojmë se prej 7 tetorit të vitit 2023 Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa më pas nisi dhe agresioni.
