Do e marri Johnny Depp me vete? Angelina Jolie braktis Hollywood-in për një jetë jashtë SHBA
Angelina Jolie mahniti publikun me paraqitjen e saj të fundit.
Ajo u shfaq me një fustan elegant prej kadifeje të zezë, gjatë “Festivalit të Filmit” në San Sebastian, në Spanjë.
Aktorja 50-vjeçare ndërpreu xhirimet e filmit të saj “Anxious People” vetëm për të marrë pjesë në festival.
Gjithashtu ylli i Hollywood-it është në përgatitjet e fundit për projektin e saj më të ri, në bashkëpunim me regjisorin Doug Liman, për thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright.
Por pavarësisht projekteve të shumta, Jolie po mendon të shes rezidencën e saj në Los Angelos dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç.
Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me ish-partnerin e saj, Brad Pitt, thuhet se nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë.
Angelina Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj që përfundoi vitin e kaluar.
Prej kohësh po qarkullojnë thashetheme për një romancë midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.
Dyshja e aktorëve u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale.
Sipas mediave të huaja, dyshja kanë qenë në kontakt prej kohësh dhe thuhet se po takohen fshehurazi midis Londrës dhe Los Angeles.
