Panik në shesh-xhirim/ Tom Holland-it i dështon akrobacia për hir të Spider-Man. Aktrori përfundon në spital

Ndodh që aktorët të ngatërrojnë jetën e tyre reale me atë të roleve, ku në tentativë  për të luajtur rolet e super-heronjve, pësojnë aksidente në shesh-xhirime.

Një aksident i tillë i ka ndodhur së  fundmi Tom Halland, njeriu i përzgjedhur për të qenë  “Njeriu Meriaamangë ” i prodhimit më  të  fundit të  “Marvel”.

Mësohet se ngjarja është  shënuar të  premten e kaluar, pasi Halland u rrëzua gjatë  xhirimeve të  super-filmit të  regjisorit Destin Daniel Cretton, gjë që e detyroi atë të shtrohej me urgjencë në spital.

Nuk ka shumë informacione rreth lëndimit, por tronditja e Holland thuhet se ishte e lehtë dhe ndodhi gjatë një akrobacie dhe gjithashtu nuk raportohet të jetë lënduar dikush tjetër nga stafi i filmit.

Xhirimi i “Spider-Man, Brand Neë  Day”  filloi në gusht dhe “Sony Pictures” dhe “Marvel Studios” do të takohen të hënën për të diskutuar se si të veprohet më mirë.

Filmi u prezantua nga regjisori Destin Daniel Cretton në “CinemaCon” në fund të marsit, bashkë  me Holland, i cili e përshkroi filmin si "një fillim të ri".

"E di që ju lamë me një surprizë të madhe në fund të “No Way Home”, kështu që “Spider-Man, Brand Neë  Day” është një fillim i ri. Kjo është e gjitha që mund të them," tha Holland në një video mesazh.

Cretton gjithashtu la të kuptohej se po e kalonte kohën tij duke eksploruar fazën tjetër të këtij personazhi, me një ekip artistësh të mrekullueshëm.

“Ne të gjithë thjesht po mendojmë çdo ditë për kostumin, si të lëkundemi, si të krijojmë një event, një histori emocionale dhe një udhëtim që nuk e kemi parë më parë" u shpreh Certton.

Këtë herë titulli i filmit nuk përfshin temën e “shtëpisë”, e cila ka qenë një tipar karakteristik i të gjithë filmave të Holland deri më sot, duke filluar me “Homecoming” të vitit 2017, pastaj “Far From Home” të vitit 2019 dhe së fundmi “No Way Home” të vitit 2021.

Titulli është një referencë e drejtpërdrejtë për një histori të vitit 2008, në të cilën i gjithë universi i Marvel harroi se kush ishte Spider-Man dhe i dha fund në mënyrë kontroverse martesës së Peter Parker dhe Mary Jane.

Kjo do të përputhej me fundin e “No Way Home”, ku Doctor Strange hodhi një magji duke fshirë kujtimet e të gjithëve për Parker.

"No Ëay Home" ishte filmi me fitimet më të larta të vitit 2021. Brenda dy javësh nga publikimi i tij, filmi fitoi mbi 1.05 miliardë dollarë (782 milionë paund) në kinema, duke u bërë kë shtu filmi i parë që kaloi shifrën e një miliard dollarëve gjatë pandemisë

Më herët këtë vit, u raportua se ylli i "Stranger Things", Sadie Sink, ishte zgjedhur për një rol të paspecifikuar në "Brand Neë  Day". Adhuruesit hodhën teorinë se Sink mund të luajë personazhin e X-Men, Jean Grey, në film.

Ndërkohë, Holland do të luajë së shpejti në filmin epik grek të Christopher Nolan, “The Odyssey”.

Aktori është pjesë e një ansambli që përfshin edhe Matt Damon, Zendaya, Robert Pattinson, Lupita Nyong'o, Anne Hathaway, Charlize Theron, Mia Goth, Jon Bernthal, John Leguizamo, Benny Safdie dhe Elliot Page.