Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një FOTO me Blertën nga udhëtimi i tyre

Princ Leka ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai ka postuar një selfie pranë Blertës, teksa çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar.

Fotoja është realizuar në ambientet e njohura të Galleria Vittorio Emanuele II në Milano, një prej vendeve më ikonike dhe turistike të qytetit italian. Në sfond bie në sy kupola madhështore prej xhami, që i jep fotos një atmosferë elegante dhe romantike.

Postimi i Princ Lekës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “Dhunës në familje”. Megjithatë, për shkak të përdorimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zvogëluar në 8 muaj dhe është vendosur pezullimi i ekzekutimit për 16 muaj shërbim prove.

Gjykata ka dhënë gjithashtu dënim me 10 muaj burg për Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, i cili gjithashtu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin në 6 muaj dhe 20 ditë, ndërsa dënimi është pezulluar për 1 vit e 40 ditë me kusht. Për Elia Zaharinë, gjykata shpalli pafajësi, duke vlerësuar se veprimi i saj nuk përbën vepër penale. Ngjarja e ndodhur në muajin mars 2024, në Pallatin Mbretëror, ka sjellë këto vendime pas një hetimi dhe gjykimi të shpejtë, në kuadër të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Pushime për çiftin! Princ Leka ndan një FOTO me Blertën