ABI BANK FESTON 10-VJETORIN/ Banka Amerikane e Investimeve raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar
Banka Amerikane e Investimeve festoi 10-vjetorin e saj në ambientet e Pallatit të Brigadave. Që prej vitit 2015, ABI Bank është rritur 10-fish dhe në fund të vitit 2025, pas bashkimit me NOA-n, pritet të arrijë në 2 miliardë dollarë.
Me pothuaj 1000 punonjës, grupi ABI Bank që përfshin edhe NOA, raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar në 10 vitet e fundit dhe fitimshmërinë më të lartë në tre vitet e fundit.
Në eventin e mbajtur me rastin e përvjetorit, z. Igli Sulaj falënderoi klientët, punonjësit dhe të ftuar të nderit, mes tyre Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministren Delina Ibrahimaj dhe Chargé d'Affaireste Ambasadës Amerikane në Shqipëri znj. Nancy Van Horn.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fjalimin e tij tha se: “Pas një periudhe 10-vjeçare, mund të themi me bindje se strategjia e ndjekur nga ABI Bank, sado sfiduese që konsiderohej në fillim, ka rezultuar plotësisht e suksesshme, sipër investitorët, ashtu edhe për promovimin e një konkurrence të shëndetshme në treg”.
Ministrja Delina Ibrahimaj vlerësoi leadershipin, rolin dhe vizionin e ABI Bank në zhvillimin e ekonomisë shqiptare me fokus investimet në sektorin e turizmit shumë përpara se ky sektor të arrinte suksesin e viteve të fundit.
Kathryn Swintek, kryetare e bordit të ABI Bank dhe Greg Katz, përfaqësues i NCH Capital, një fond investimesh amerikan që vazhdon të investojë në Shqipëri prej pothuaj 20 vitesh, shprehën vlerësimin për suksesin e ABI Bank, si dhe besimin në zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të NCH në rajon.
Ai theksoi se ABI ka mbështetur kauza sociale dhe ka sjellë zgjidhje inovative për bizneset vendase.
Andi Ballta, CEO i ABI Bank u fokusua në rëndësinë që kultura e ABI Bank ka luajtur në suksesin e bankës.
Ai tha se ABI Bank do të vazhdojë të investojë në turizëm, bono koorporative lokale dhe monedhën shqiptare, si dhe mbështetje në aktivitete bamirësie: art, kulturë dhe sport.
ABI Bank është investimi më i madh amerikan në Shqipëri, me total kapital rreth 200 milionë dollarë.

