Meloni për vrasjen e Charlie Kirk: Kërcënimet po shumëfishohen, por ne nuk kemi frikë

“Ndërsa ne vërtetojmë se jemi të aftë të qeverisim vendin tonë, kërcënimet shumëfishohen. Por ne nuk kemi frikë”, theksoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalimin e saj në festivalin rinor të partisë së saj Vëllezërit e Italisë.

Duke iu referuar vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ajo shtoi: “Pashë njerëz që shtypnin bluza me foton e Kirkut, me gjakun e tij që i rridhte në qafë dhe frazën ‘tani ai e fitoi këtë debat publik’. Ai ishte i rrezikshëm sepse dekonstruktonte narrativën kryesore, duke përdorur logjikën. Ata donin ta ndalonin sepse ishte i lirë, i guximshëm dhe i aftë. ‘Njerëzit me këto tipare i trembin të gjithë ata që mendojnë se mund t’i imponojnë pikëpamjet e tyre duke përdorur dhunë.'”

“Disa të tjerë u rritën me idenë se kushdo që është ndryshe nga ty duhet të rrëzohet. Ne nuk ishim kurrë kështu. Si Charlie Kirk, dhe për këtë arsye vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe shqetësim në të gjithë botën”, deklaroi në fund Meloni.