Po kryente punime në banesë! 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2025, 10:03
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e banesës së tij.
Shtetasi P. L. dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punime. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
