Mertenika: Po jetojmë në një bum masiv të teknologjisë, kemi zhvillim të bioteknologjisë

Inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mertenika në një intervistë në Ora News u shpreh se sot po jetojmë në një bum masiv të teknologjisë dhe se inteligjenca artificiale po zhvillohet në mënyrë masive.

Mertenika: Po ta shikojmë globalisht ne shikojmë një zhvillim masiv të bioteknologjisë, të teknologjisë, te inteligjencës artificiale.

Unë mendoj se po zhvillohet në mënyrë masive.

Sot po jetojmë deri diku në një bum masiv të teknologjisë.

Inteligjenca artificiale është një koncept që e kemi përmendur, përfshin të gjitha sferat.

Zhvillimi i teknologjisë sot po ndikon pozitivisht në çdo sektor, si në shëndetësi, si në ekonomi, si në botën e medias.

Shikoj një prespektivë masive kryesisht në sektorin shëndetësor.