Makina përplas tufën e bagëtive në Maliq, vr*t rreth 15 krerë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një tufë bagëtish në aksin rrugor Zëmblak.

Nga përplasja raportohet se kanë ngordhur rreth 15 krerë bagëti.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar përgjegjësitë.