Aksidenti në aksin Shkodër-Hani i Hotit/ Dalin PAMJET nga vendngjarja ku humbën jetën babë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 20:11
Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbën jetë babë e bir Valentin dhe Nikoll Bluda.
Siç shihet edhe në pamje makina është bërë copë-copë nga përplasja e fortë.
Aksident i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.
Policia bëri me dije se 32-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
