E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë në hotel shtetasi grek, dyshohet se ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 12:45
Një 72-vjeçar shtetas grek është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Korçë.
Policia njofton se turisti grek shoqërohej nga bashkëshortja.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme
