Oktoberfest, nis sot festivali i birrës me famë botërore
Oktoberfest fillon sot në qytetin jugor gjerman të Mynihut, ndërsa miliona njërëz pritet të marrin pjesë në “Festivalin e Birrës” me famë botërore.
Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, do të hapë edicionin e 190-të të festivalit në livadhin Theresienwiese në mesditë.
Për 16 ditë radhazi deri më 5 tetor, pjesëmarrësit mund të bashkohen në festime në tendat e birrës, dhe të vishen me veshjet autentike tradicionale gjermane për “Oktoberfest”.
Eventi tradicional parashikohet të tërheqë deri në 6 milionë njërëz, pas një rekordi prej 7 milionë pjesëmarrësish që iu bashkuan festivalit në vitin 2023.
Fundjava e parë e Oktoberfest, e vitit 2025 do të organizohet në kushte ideale atmosferike, me temperatura deri në 30 gradë.
Festivali, i njohur në vend si “Wiesn”, besohet të jetë më i madhi i këtij lloji në botë.

