VIDEO/ “Fiat Topolino”-t pushtojnë rrugët e vendit, shihni makinat “Retro” në një udhëtim fantastik

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me publikimin e një udhëtimi ndryshe në rrugët e vendit.

Bëhet fjalë për makinat “Retro” dhe me udhëtimin magjepsës të karvanit “Fiat Topolino” që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec.

“MIRËMËNGJES!

Dhe me udhëtimin magjepsës të karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama teksa publikon dhe pamjet nga ky udhëtim.