Zbulimet arkeologjike në Shurdhah/ Nallbani: Është një zonë shumë e pasur

Arkeologia, Etleva Nallbani e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për zbulimet arkeologjike në Shurdhah.

Nallbani: Unë kam bredhur në të gjithë Shqipërinë.

Kam gërmuar në jug njëherë pastaj në veri.

Ne kalojmë njëherë në Koman, njëherë në Shurdhah, njëherë në Lezhë sepse trajtojmë pikërisht Luginën e Drinit dhe si evolon shoqëria sidomos në shekujt e parë të mesjetës.

Janë ato shekujt që për ne janë pak të errët, edhe në aspektin e dokumenteve dhe për të cilat arkeologjia flet shumë.

Flet shumë jo vetëm si zbulime arkeologjike, por flet shumë sepse është një zonë shumë e pasur.