PAMJET/ Dy makina bëhen copash në Sarandë, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, pranë fshatit Shijan.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjeteje janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën dhe më pas një prej makinave është goditur nga mbrapa nga një kamionçinë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një grua, pasagjere në automjetin “Opel”, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

PAMJET/ Dy makina bëhen copash në Sarandë, më pas goditen
Pamjet nga vendi i ngjarjes