Karol G, artistja e parë latino-amerikane që ngjitet në skenën e Vatikanit, shoqërohet nga këta artistë botërorë
Të shtunën, më 13 shtator, zemra e Kishës Katolike, në Vatikan, do të përjetojë një mbrëmje të paharrueshme, ku muzika do të jetë një urë uniteti me koncertin “Grace for the World”, i cili do të shënojë mbylljen e World Meeting on Human Fraternity”.
Shfaqja do të bashkojë yje ndërkombëtarë si Pharrell Williams, Andrea Bocelli, BamBam, si dhe pjesëmarrjen e John Legend, Jennifer Hudson dhe emra të tjerë në muzikën botërore. Por vëmendjen më të madhe po e merrë prania në koncert e Karol G.
Me më shumë se një dekadë karrierë të shënuar nga hite ndërkombëtare dhe bashkëpunime ikonike, Karol G është vendosur si një nga zërat më të mëdhenj në muzikën bashkëkohore latine. E lindur në Kolumbi, këngëtarja ka pushtuar botën me përzierjen e saj të reggaeton, pop dhe ritmeve urbane.
Ajo numëron një sërë hitesh, të tilla si "Tusa", "Provenza" dhe "Milagros", këngë të cilat ajo mund t’i interpretojë në këtë event, si një gjest dialogu midis stileve dhe brezave.
Sipas burimeve pranë organizatorëve, ajo mund të interpretojë një version të "Vivo per lei" me Bocelli-n, si dhe këngën e tij "Milagros", në një përpjekje të qartë për të ndërtuar ura midis urbanes dhe shpirtërores, me ritme që vibrojnë në rrugë dhe ngrenë zemrat.
