FOTO+VIDEO/ Rikthehet "D-Night", Dajana Shabani starton sezonin e ri me një surprizë! “Zogu i Tiranës” bën namin në terren!
Mbrëmjen e së hënës në ekranin e “Ora News” filloi sezoni i ri i “D-Night”, nën moderimin e Dajana Shabanit.
Dhe siç e ka traditë ky emision mesazhet dhe telefonatat nuk do mungonin as kësaj here ku publiku ishte pjesë e tij!
Dhe për t’i dhënë më shumë alegri në transmetim, Dajana kishte menduar surprizën e radhës.
Bëhet fjalë për një personazh të njohur për ekranin dhe që premton shumë këtë sezon, i cili do t’i bashkohej emisionit në terren duke krijuar një atmosferë tepër pikante.

Bëhet fjalë për Hermes Nikajn ose siç e njihni ndryshe “Zogu i Tiranës”.
Tashmë nën humorin e lehtë dhe satirën e hollë, “D-Night” do të mbajë të gozhduar” shikuesit përballë ekranit të “Ora News”.
PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË SË HËNËS “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”

