“NAMI” NË KALIFORNI/ “Gjithë” yjet e muzikës bashkohen në “Coachella 2026”! Festivali vjen plot surpriza dhe Justin Bieber e kryeson listën (FOTO)

Prezantimi i Frestivalit “Coachella Valley” që pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Kaliforni iu është besuar Justin Bieber-it, Sabrina Carpenter-it dhe Karol G.

Të tre artistët janë në kulmin e suksesit të tyre. Bieber u rikthye me albumin e tij surprizë, Sëag, i cili u rendit në vendin e dytë në Billboard 200 në korrik, gjithashtu Bieber lançoi dhe 16 këngë në Billboard Hot 100, duke e çuar kështu listën e këngëvë të tij, në 121, duke u renditur në dhjetëshen më të mirë të të gjitha kohërave.

Nga ana tjetër Carpenter u rendit në vendin e parë në fillim të këtij muaji me albumin e saj të ri “Man’s Best Friend. Ndërkohë, Karol G bëri histori vitin e kaluar si latinia e parë që u emërua gruaja e vitit në ceremoninë vjetore të “Billboard Ëomen In Music”.

Një detaj tjetër i rëndësishëm, ka të bëjë me Anyma, producenti italo-amerikan i teknos dhe teknos melodike,  i cili do të japë një premierë botërore në atë që njihet si "Anyma presents Aeden".

Po ashtu mësohet se në Coachella do të marrë pjesë me debutimin e tij në bunker të  “Radiohead Kid A Mnesia”.

Në vitin 2021, legjendat e Rock-ut ripublikuan albumet e tyre të vitit 2000 “Kid A” dhe “Amnesiac” të vitit 2001 si një projekt përmbledhës të titulluar “Kid A Mnesia”, kështu që është e mundur që fansat të dëgjojnë projektet klasike në tërësinë e tyre, pikërisht në kohë për 25-vjetorin e këtij të fundit.

Organizatorët “Goldenvoice” dhe një degë e AEG Presents, edhe këtë herë kanë rezervuar një grup të madh talentesh për të kënaqur çdo shije.

Dita e parë e festimeve do të përfshijë artistë si: The XX, Disclosure, Teddy Sëims dhe Devo. Dita e dytë do të vazhdojë me performanca nga The Strokes, GIVĒON, Addison Rae, Labrinth, David Byrne dhe të tjerë. Dhe dita e tretë do të lançohet me Young Thug, Kaskade, BIGBANG dhe shumë të tjerë.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator në orën 13:00 ET.

“NAMI” NË KALIFORNI/ “Gjithë” yjet e