Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

Në puntatën e parë të emisionit “Revista Televizive”, nën moderimin e gazetarit Arbër Hitaj, i ftuar ishte ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj e përshkroi sistemin politik si të mbërthyer në një duopol mes pushtetit dhe opozitës, të cilat i quajti “dy anët e së njëjtës monedhë”.

Në analizën e tij për Partinë Demokratike, Alibeaj u shpreh se brenda saj nuk ka ndodhur asnjë ndryshim real.

“Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai.

Sipas tij, ky person ka synuar të mbajë gjithçka për vete, duke bërë kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale.

“Ajo parti nuk synon më qeverisjen,” deklaroi Alibeaj, duke shtuar se, PD është komode në rolin e opozitës së përhershme.

 “Ndaj, për këtë arsye ajo ndihet komode në të qenit opozitë e përhershme dhe nuk mund të pritet asgjë prej saj.”

Sipas tij, ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai i ka futur tek partia e vet.

“Ai e ka vetë partinë si pronë private. Synoi gjithçka për ta mbajtur për vete, shiti shumë nga aspirata e opozitës me Reformën Zgjedhore apo edhe me pazaret me Amnistinë Penale.”

Gjatë intervistës, Enkelejd Alibeaj ka shprehur mbështetje për idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një hap të arsyeshëm në përputhje me realitetin demografik dhe territorial të vendit.

 “Edhe territori dhe popullsia jonë kaq është, me thënë të drejtën. 101 apo 99 nuk e di sa do të jetë numri. Pra duhet një numër përfaqësues,” ka thënë ai.

Por sipas ish-deputetit, ajo që duhet të biem dakord të gjithë është fakti që sot sistemi kushtetues ka eliminuar atë që quhet ndarja dhe balancimi i pushteteve.

Ndërsa përsa i përket procesit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale në kryeqytet dhe qytetet e tjera, Alibeaj theksoi se në radhë të parë duhet të krijohet një front i përbashkët që të japë sinjale të sinqerta për të filluar një opozitë me qeverisjen.

“Qëllimi nuk është që të bashkohen ca parti politike. Nuk duhet thjesht një bashkim numerik, por një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë,” përfundoi ai.

Alibeaj e cilësoi seancën e parë plenare si një përsëritje të legjislaturës së kaluar, pavarësisht procesit zgjedhor që duhej të kishte sjellë një qasje të re.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin asgjë tjetër veçse një gur kilometrik i status quos së përjetshme të këtij vendi dhe të politikës,” u shpreh Alibeaj, duke e cilësuar sistemin si të mbërthyer në një “duopol” mes pushtetit dhe opozitës.E vetmja ndryshim, sipas tij, është numri i madh i mandateve që ka sot kreu i qeverisë, që së bashku me aleatët përbën numrin prej 86 mandatesh, i cili mund të kalojë çdo ligj të përforcuar.