Debati për ''Diellën'' në qeveri/ Mërtiri: Është projektuar më tepër për të tërhequr vëmendje mediatike

Analisti, Ergys Mërtiri në një intervistë në Ora News u shpreh se ‘’Diella’’ është projektuar më tepër për të tërhequr vëmendje mediatike.

Mërtiri: ‘’Diella’’ është më shumë një fushatë PR që bën kryeministri.

Është një element i cili bëhet për të tërhequr vëmendjen, për të prodhuar efekt mediatik.

Për të gënjyer një pjesë të mirë të shqiptarëve me idenë që ne po bëjmë inovacione shumë të përparuara në teknologji.

Dhe nga ana tjetër për të tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar që Shqipëria është një vend i cili eksperimenton në fushën e teknologjisë.

Rama kërkon që të gënjejë shqiptarët me idenë që kjo është Shqipëria që ne po projektojmë dhe ky është imazhi i Shqipërisë që ne po projektojmë në BE.

Nga ana tjetër përdorimi i teknologjisë për tenderat është edhe një mënyrë për të mos dhënë përgjegjësi, për të vënë në gjumë publikun sikur tashmë tenderat nuk do i japin më ministrat e korruptuar por tashmë është teknologjia që e përzgjedh.