“Irena Gjoka mbrohet politikisht”/ Malltezi: KLGJ nuk vepron, Prokuroria fshihet pas gishtit
Jamarbër Malltezi e cilëson si politik vijimin e gjykimit të dosjes Partizani. Malltezi tha se ka shumë shkelje proceduriale që nuk janë kryer padashje.
Ai përmendi gjyqtaren Irena Gjoka duke thënë se mbrohet nga Edi Rama dhe përdoret si kamikaze për të luftuar opozitën.
Po ashtu Malltezi hodhi akuza ndaj KLGJ dhe Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e Irena Gjokës duke theksuar se vendimi i dënimit të Irena Gjokës nuk ka dyshime.
“U përmend fakti që delinkuentja Irena Gjoka mbrohet me një kokëfortësi të çuditshme nga Rama, është përdorur si kamikaze për të luftuar opozitën.
Vendimi i dënimit të Irenës nuk ka dyshime. KLGJ nuk vepron. Prokuroria e Përgjithshme fshihet pas gishtit”, tha Malltezi ndër të tjera.
Seanca e radhës në GJKKO për dosjen Partizani do të jetë në 29 shtator, ora 11:00.=

