Tirana në zgjedhje të parakohshme, Alimehmeti: Ka gjëra për t’u diskutuar në PD! Në radhë të parë duhet të kuptojmë se kush ...
Në zgjedhjet e 11 majit ai doli i dyti për nga votat personale, por pavarësisht numrave Ilir Alimehmeti nuk arriti dot të siguronte mandatin e deputetit për shkak të formulës zgjedhore.
Dhe teksa Partia Socialliste e ka kandidaten e saj pë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duket s eopozita ende nuk e ka gjetur një të tillë.
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Ilir Alimehmeti tha se Partia Demokratike ndodhet ende në një fazë diskutimesh për pjesëmarrjen dhe kandidaturat në zgjedhjet për kryetar bashkie.
"Në radhë të parë duhet të kuptojmë se kush është kërkesa nga njerëzit, nga mbështetësit dhe e dyta kush është linja që do mbajë politikisht struktura drejtuese e PD-së.
Pra, mbështetjen e dimë, por priten strukturat drejtuese të PD-së për të marrë qëndrimet e tyre.
Ju keni parë disa prej figurave drejtuese, përfshirë këtu nënkryetarin Gjekmarkaj, është lënë akoma një hapësirë për të thënë që do ketë PD-ja futje në këto zgjedhje apo jo.
Pra, për t'u kuptuar që jemi në një fazë që akoma ka shumë gjëra në diskutim brenda Partisë Demokratike.
Nuk është se ka diçka të fshehtë. Do flasin strukturat drejtuese, do flasin forumet përkatëse. Unë mendoj se hyrja në zgjedhje nevojitet gjithashtu edhe strukturat drejtuese do të duhet të dalin me emrat e kandidatëve për secilën bashki", u shpreh Alimehmeti.

