Gazetari Isufi: SHBA-të nuk kanë prishur marrëdhëniet me qeverinë dhe shtetin e Kosovës
Gazetari Venhar Isufi përmes një interviste në Ora News, tha se SHBA-të nuk kanë prishur asnjë marrëdhënie me qeverinë në detyrë të Kosovës.
Isufi: Ky vendim bëri që të ketë një reagim shumë të madh në Kosovë dhe Shqipëri, dhe sot që janë kthyer zyrtarët amerikanë në punë, ata kanë treguar qartazi se SHBA-të, nuk kanë prishur asnjë marrëdhënie me qeverinë në detyrë, sepse thonë se do të përkrahin veprimet e qeverisë aktuale në detyrë me në krye Kurtin.
E shohim se veprimi i fundit i ambasadës amerikane i përket veprimeve që janë marrë pas veprimeve ndaj gjykatës Kushtetuese dhe Listës Serbe, sepse këto cilësohen shkelje të rënda. Ndërkohë Lista Serbe ka foto me terroristët që kanë bërë rastin e Banjskës dhe punojnë kundër Republikës së Kosovës.
