Hashim Thaçi mbërrin në gjykatë, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 08:37
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj tij.
Kjo ditë shënon një fazë të re të procesit, fillimin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes.
Pas muajsh dëshmish të paraqitura nga Prokuroria, tashmë është radha e ekipit mbrojtës të paraqesë provat dhe dëshmitë që, sipas tyre, hedhin poshtë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.
