Suedia përforcon mbrojtjen, rrit buxhetin me 2.45 miliardë euro në 2026

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të rrisë buxhetin e mbrojtjes me 26,6 miliardë korona (2,45 miliardë euro) vitin e ardhshëm, duke e çuar shpenzimin për mbrojtjen në 2,8% të PBB-së.

Kjo rritje përbën "hapin e madh të radhës në riarmatosjen e mbrojtjes suedeze", deklaroi kryeministri Ulf Kristersson gjatë një konference për shtyp.

Në mars, qeveria kishte njoftuar se do të rriste shpenzimet për mbrojtjen me rreth 300 miliardë korona (27,5 miliardë euro) gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, për të arritur nivelin e 3,5% të PBB-së deri në vitin 2030.

Suedia është "në rrugën e duhur për të realizuar këtë objektiv", shtoi kryeministri.

Në të njëjtën kohë me pasojat e pushtimit rus në Ukrainë, Donald Trump ka ftuar vendet anëtare evropiane të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre në 5% të PBB-së.

"Këto investime janë absolutisht thelbësore në këtë periudhë të rëndë që po kalojmë", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Pål Jonson, duke shtuar se lufta në Ukrainë është bërë "kritike" për sigurinë e Suedisë.