LIRI PRINDËRORE APO RREZIK PËR SËMUNDJE? Florida heq 4 vaksina të detyrueshme, prindërit dhe ekspertët në alarm
Ekspertët dhe prindërit në Florida kanë ngritur shqetësimin se se heqja e vaksinave të detyrueshme do të rrisë rrezikun e sëmundjeve infektive te fëmijët me imunitet të dobët. Politika për vaksinat po ndryshohet nën drejtimin e sekretarit të shëndetësisë në SHBA Robert Kennedy.
Ekspertët mjekësorë dhe prindërit në Florida kane ngritur shqetësimin pas vendimit të Shërbimit të Shëndetit Publik atje për të hequr një numër të madh të vaksinave të detyrueshme për fëmijët, mes pikëpyetjeve se si ato ndikojnë në zhvillimin motorik të të miturve.
Sipas tyre kjo do të kërcënojë shëndetin e të vegjëlve me imunitet të dobët, duke përgatitur terrenin për një perhapje të shpejtë të sëmundjeve infektive, të nxitur nga normat më të ulëta të vaksinimit.
Do të jenë në dorë të zgjedhjes së prindërve nëse duan t’i vaksinojnë fëmijët ose jo, duke përfshirë 4 prej tyre: Hepatitin B, Linë e dhenve, Gripin Hib dhe Pneumokokun.
Shumë prindër janë kundër këtij vendimi, me frikën e sëmundjeve të tjera që mund të kërcënojnë jetën e pasardhësve të tyre, ndërsa të tjerë po ndryshojnë vendbanimin drejt Floridas për të përfituar nga vendimi.
Debati për vaksinat ka qenë i ndezur, por këto lëvizje vijnë në kohën Robert Kennedy Jr, një skeptik I vaksinave është tani Sekretar i Shëndetësisë së SHBA-së.
Ai po ndërmerr një ripërpunim të politikës amerikane mbi këtë çështje dhe agjencia e shëndetit publik të vendit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), është në trazira.
Sipas ekspertëve vendimet e tij janë politik, jo mjekësore, dhe bazohet në idenë e lirisë së zgjedhjes personale, jo në sigurinë e komunitetit.
Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy, Jr., është zotuar gjithashtu të zbulojë hapat që ai thotë se do të zbusin rritjen e normave të autizmit, ku hapi i parë është financimi I 50 milionë dollarëve kërkime afatgjata mbi shkaqet e mundshme të çrregullimit dhe efektivitetin e trajtimeve aktuale.
Diagnozat e autizmit në Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm që nga viti 2000, duke intensifikuar shqetësimin publik mbi atë që mund të kontribuojë në përhapjen e tij.
Të dhënat e fundit të qeverisë amerikane tregojnë se diagnozat e autizmit tek fëmijët kanë arritur nivele rekord, 1 në 31 fëmijë amerikanë është diagnostikuar me çrregullimin.

