Kapen mbi 400 kg k*kainë në Portin e Hamburgut, vlera në treg shkon 17 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 09:49
Policia gjermane ka ndaluar dy persona në portin e Hamburgut. Ata mbanin me vete më shumë se 400 kilogramë drogë, që i mbanin në më shumë se 20 çanta sportive me vlerë 17 milion euro.
Siç raporton Bild, falë një punonjësi vigjilent, policia dhe zyrtarët e doganës kapën në flagrancë dy korrierë të dyshuar droge. Të dy burrat kishin më shumë se 400 kilogramë kokainë, të fshehur në bagazhin e makinës së tyre. Droga është konfiskuar dhe të dyshuarit janë arrestuar.
Punëtori i portit në Hamburg vuri re dy individë që hipnin në një anije në terminalin O’Sealdkai dhe më pas ngarkonin çantat sportive me makinën e tyre.
