Kërkesa e Trump, BE: Kemi nisur heqjen e lëndëve djegëse fosile ruse! Po përgatisim paketën e 19 të sanksioneve

Zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, ka deklaruar se BE-ja tashmë ka filluar heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile ruse.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Presidentit të SHBA Donald Trump gjatë fundjavës.

“Heqja graduale e karburanteve fosile ruse është diçka që ne e kemi bërë dhe po e bëjmë në mënyrë aktive për disa vite, që nga fillimi i luftës, me një plan veprimi shumë të qartë, dhe tani edhe me një propozim të qartë legjislativ për të hequr gradualisht gazin e mbetur që ende hyn në BE.

Kjo është diçka për të cilën BE-ja ka qenë shumë aktive dhe ne kemi një plan veprimi shumë, shumë të qartë, dhe se si ta bëjmë këtë”, tha ajo për gazetarët

Ajo konfirmoi gjithashtu se paketa e 19-të e sanksioneve ishte ende “në përgatitje” dhe ende nuk u është paraqitur shteteve anëtare.