SHBA ndërpret dialogun me Kosovën/ Muhaxheri: Veprimet janë bërë me vetëdije nga Kurti
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 15:26
Analisti, Arton Muhaxheri në një intervistë në Ora News u shpreh se ndërprerja e dialogut nga ana e SHBA me Kosovën janë si pasojë e veprimeve që janë bërë me vetëdije nga Kurti.
Muhaxheri: SHBA nuk është hera e parë që kohë pas kohe ata kanë dhënë sinjale të caktuara sepse qeveria e Kosovës nuk është duke u koordinuar me ta dhe bën hapa të njëanshëm.
Dhe si rezultat i saj ne kemi një deklaratë dhe një vendim të SHBA për të pezulluar dialogun strategjik për Kosovën.
Kjo do të thotë një ditë e errët për Kosovën.
Një shuplakë e madhe për Kosovën.
Kjo goditje e SHBA vetëm sa e ka goditur edhe më shumë situatën e rënduar në Kosovë.
Kjo si pasojë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës.
