SHBA ndërpret dialogun me Kosovën/ Ramabaja: Lojëra politike të superfuqive, duhet të mësohemi

Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora Neës u shpreh se vendimi për ndërprerjen e dialogut të SHBA me Kosovën është marrë nga lobet ruso-serbe.

Ramabaja: Sigurisht që nuk ishte lajm i mirë.

Por siç është vu në pah këto dy ditë mund të rezultojë një njoftim jo vendim sepse sipas informacioneve që kam unë, këtë njoftim të pa shndërruar në vendim nuk e ka marrë departamenti i Shtetit por për fat të keq lobet ruso-serbe të mbështetura në një pjesë të oligarkëve të Prishtinës dhe pikërisht në prag të fushatës të zgjedhjeve lokale.

Sidoqoftë mund të merret qortim publik, por që do duhej të përpunohej me mature dhe të tejkalohej sepse ne e pamë se nuk është lehtë të bashkëpunohet me administratën e Trump.

Kjo është pjesë e lojës gjeo-politike që bëjnë superfuqitë dhe ne duhet të mësohemi edhe me këtë lojë.