“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

Eksperti i Sigurisë, Shkëlqim Berisha, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncit, në postimin e këtij të fundit në Facebook, pas publikimit të lajmit për pezullimin e dialogut strategjik me ShBA.

Ministri Maqedonci ka shpërndarë në Facebook stërvitjen e përbashkët mes ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosoves dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fushën e kërkim-shpëtimit malor, në një kohë që sot aletati strategjik i interesave kombëtare shqiptare, ShBA, ka njoftuar një lajm jo të mirë, për pezullimin e dialogut strategjik.

Për ekspertin e sigurisë, Shkëlqim Berisha, kjo situatë nuk është aspak e mirë për interesin kombëtar dhe në komentin e tij mbi këtë post, i ka bërë thirrje Maqedoncit që të ulen me këmbë në tokë dhe vlerësojnë situatën, pasi pa ShBA, më e pakta kjo stërvitje e përbashkët mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të ishte e mundur.

Në komentin e tij, Berisha i ka kujtuar Maqedoncit se ‘kur erdhën fluturakët (dronët) nga ShBA, u mrekulluam të gjithë’ dhe se kjo punë nuk shkon, por duhet reflektim nga ana e qeverisë së Kosovës, për të normalizuar marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik kombëtar.

Gjithashtu eksperti i ka bërë me dije ministrit të Mbrojtjes, se reminishencat e të kaluarës komuniste të Shqipërisë në kohën e diktatorit Enver Hoxha, në këto teza bazoheshin, se do t’i bënin ballë revizionistëve perëndimorë, me kazma e lopata.

‘Kështu thonte edhe njëri para 40 viteve!! Por ai ishte në Tiranë!!! Kjo foto vlen shumë më shumë se sa ju po kërkoni me nxjerrë mbas atij frenimi të dialogu strategjik!!! Por po të mos ishin ata, këtë foto as në endrrën më ti mirë, nuk kishe me e pa, as ti dhe as ne!!

Kur të erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë, por uluni pak me këmbë në tokë, se kjo nuk shkon!!! Miqësisht’, shkruan Berisha në komentin e tij në Facebook-un e ministrit Maqedonci.