“RRETHIMI” I SHKODRËS/ Nesër Maratona, ja rrugët që do të bllokohen gjatë ditës në qytet

Shkodra do të shndërrohet nesër, 14 shtator, në qytetin e vrapit dhe energjisë sportive.

Në qytetin verior do të zhvillohet një maratonë, në kuadër të titullit “Shkodra Qytet Evropian i Sportit”, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gara do të zhvillohet në tri kategori: 2.5 km (mosha 10-15 vjeç), 5 km (mosha 16-19 vjeç) dhe 10 km (mosha mbi 20 vjeç).

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale publikoi akset ku do të bllokohet qarkullimi në këtë qytet.

Për shkak të zhvillimit të Maratonës së Shkodrës, ditën e nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit nga ora 07:30 deri në orën 13:00.

Segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara janë:

sheshi Demokracia,

sheshi Parrucë,

sheshi Balshaj,

karrëxhata perëndimore e Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”,

sheshi Isa Boletini,

aksi “Daut Boriçi”.

Kryebashkiaku Beci kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv.

Starti dhe finishi do të vendosen në sheshin përparabashkisë Shkodër, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë festive për sportdashësit dhe vizitorët.

“RRETHIMI” I SHKODRËS/ Nesër Maratona, ja rrugët