Shkaktoi aksident, paditet Ellen DeGeneres

Ish-prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres është paditur për një aksident rrugor që ndodhi në Kaliforni në tetor të vitit të kaluar. Sipas dokumenteve të siguruara nga revista People, DeGeneres dyshohet se ka injoruar një sinjal “STOP”, duke u përplasur me një makinë tjetër në një kryqëzim me ndalesë në të katër drejtimet.

Paditësja pretendon se ishte ndalur dhe kishte kontrolluar për automjete të tjera përpara se të vazhdonte lëvizjen, por DeGeneres hyri në kryqëzim pa ndaluar dhe shkaktoi përplasjen, që sipas saj shkaktoi lëndime, stres emocional dhe shpenzime të konsiderueshme mjekësore.

Në padi thuhet se DeGeneres veproi në mënyrë të pakujdesshme. Përfaqësuesit e ish-prezantueses nuk kanë komentuar ende publikisht mbi akuzat. Ngjarja u raportua fillimisht nga TMZ më 12 shtator.