Hansi Flick merr dënimin e çuditshëm nga UEFA, do ta zgjedhë vetë ndeshjen që do t’i mungojë Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 17:22
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është gjobitur nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.
Flick është dënuar me 20 mijë euro dhe me një ndeshje në garat e UEFA-s.
Ky pezullim zgjat një vjet, duke filluar nga sot dhe Hansi mund ta zgjedhë vet se në cilin takim dëshiron të mungojë në stolin e klubit katalanas.
Kujtojmë që ky dënim nga UEFA vjen për shkak të sjelljeve josportive të Hansi Flick në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Interit.
Kujtojmë që Barcelona ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve e zhvillon ndaj Newcastle Unitedit.
