VIDEO/ Debutim fantastik për Eraldo Çinarin në Arabinë Saudite, shënon që në ndeshjen e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 21:49
Eraldo Çinari e ka nisur me këmbën e mbare eksperiencën e tij në Arabinë Saudite, ku iu bashkua skuadrës së Al Xhabalain vetëm pak ditë më parë.
Sulmuesi shkodran, ka lënë shenjë që në ndeshjen e parë në kampionatin e kategorisë së dytë te sauditët, duke shënuar gol në fitoren 2-1.
I rreshtuar menjëherë mes titullarëve, Çinari i dha avantazhin skuadrës në minutën e 24-t me një gol spektakolar.
Ai mori një pasim të gjatë nga e majta dhe në shtyllën e dytë shënoi me kokë me një zhytje që nuk i la kohë portierit të reagonte.
Kjo është aventura e katërt jashtë Shqipërisë për Çinarin, i cili më parë ka luajtur edhe për Samsunspor në Turqi, Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Noah në Armeni.
GOLI:
https://streamin.me/v/be2ea932
