VIDEO/ As 48 orë nga ndeshja me Kombëtaren, Rei Manaj luan për klubin dhe shënon golin e barazimit

Rei Manaj është kthyer sot në fushën e lojës me klubin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai ka zbritur në fushë me fanellën e Al Sharjah, ndonëse nuk kishin kaluar as 48 orë nga sfida që kishte luajtur si titullar me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit.

Sulmuesi kishte luajtur nga fillimi të martën ndeshjen ndaj Letonisë në “Air Albania”, por në klubin e tij udhëzimi i FIFA-s për të ruajtur lojtarët duke mos i aktivizuar pa kaluar 48 orë nga ndeshjet e Kombëtares, as që është respektuar.

Manaj luajti si zëvendësues në këtë sfidë në transfertë ndaj Korfakhan, duke u aktivizuar në minutën e 59-të të saj.

Megjithatë, ai la shenjën e tij në këtë duel, teksa ishte pikërisht sulmuesi shqiptar  cili i cili shënoi me penallti në minutën e 9-të shtesë të takimit për të vulosur barazimin 2-2.

Ky ishte goli i parë në kampionat për Manajn me klubin e ri, teksa më parë kishe shënuar vetëm në Kupën e Ligës të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pjesë e skuadrës së Al Sharjah nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i Shpresave, Feta Fetai.

Goli:

https://streamin.me/v/8597d8d3#google_vignette