VIDEO/ Besart Berisha bëhet trajner në Australi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 16:57
Ish-sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, për herë të parë do të fillojë punën si trajner.
Ai është rikthyer në Australi, tek ish-klubi Melburn Viktori, teksa është emëruar trajneri i parë i akademisë së të rinjve të Melburnit.
Kujtojmë që Berisha licencën UEFA Pro e mori në Shqipëri, në kursin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Berisha u shndërruar në rekordmen në futbollin e Australisë.
Ai shënoi 106 gola në ligë dhe ende është i pari në A-League si golashënuesi më i mirë.
