REALI PLANIFIKON TË ARDHMEN! Objektiv i drejtuesve: 4 mbrojtës të rinj, me parametra zero

Real Madridi ka vendosur që tani objektivat për merkaton e verës, me synim afrimin e një gjenerate të re dhe pa kosto të larta. Mediet e huaja bëjnë me dije se klubi madrilen po ndjek nga afër katër mbrojtës të klasit të lartë, mes tyre edhe yllin e Arsenalit William Saliba.

Drejtuesit e Real Madrid po konsiderojnë afrimin e disa lojëtrëve me parametra zero në merkaton e ardhshme të verës.

Qëllimi është përforcimi i repartit mbrojtës, pa shumë shpenzime për ekipin.

Mediet e huaja bëjnë me dije se një nga emrat e preferuar  është francezi Dayot Upamecano, që aktivizohet te Bayern Munich. Kontrata e tij skadon në vitin 2026, dhe negociatat për rinovimin kanë ngecur. Lojtari kërkon një pagë më të lartë se 16 milionë euro në sezon,  kërkesë që bavarezët nuk janë të gatshëm ta plotësojnë.

Një tjetër alternativë serioze është Ibrahim Konate i Liverpoolit. Edhe ai, si Upamecano, nuk ka rinovuar ende kontratën. Lojtari është një ndër qendërmbrojtësit më të spikatur në Premier Ligë, me  mbi 90 paraqitje dhe me performanca pozitive në fushë.

Klubi anglez ende nuk ka një qëndrim të qartë për të ardhmen e tij, dhe Real Madridi është gati të ndërhyjë nëse hapet dritarja e mundësisë.

Në listë është edhe anglezi Marc Guehi nga Crystal Palace. Kontrata e tij gjithashtu skadon në 2026 dhe ai do të jetë i lirë të negociojë që nga janari.

24-vjeçari ka shprehur preferencën për Real Madridin në rast se largohet, duke i dhënë avantazh klubit madrilen ndaj rivalëve si Barcelona, ekip I cili kishte shfaqur interes gjithashtu.

Por objektivi më madhor i “Galaktikëve” mbetet William Salibas, qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe njëkohësisht titullar i padiskutueshëm i kombëtares franceze.

23-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2027, ndaj ndryshe nga të tjerët, drejtuesit madrilenë do duhet të përgatisin një ofertë joshëse për ta bërë të vetin lojtarin.

Në të njëjtën kohë, “Los Blancos” po përgatisin edhe disa talente të rinj, si Rafa Marin dhe Dean Huijsen, të cilëve po iu jepet kohë krahë mbrojtësve me përvojë.

Me këtë ambicie, presidenti i klubit, Florentino Perez, së bashku me trajnerin Xabi Alonso tregojnë se duan të dominojnë në LA LIGA dhe Europë.