Ministri polak i Mbrojtjes : Shkelja e hapësirës ajrore, provokim serioz

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, e ka përshkruar hyrjen e dhjetra dronëve të dyshuar rusë në hapësirën ajrore të Polonisë si një provokim shumë serioz.

Ai u tha sot gazetarëve se ishte në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tij në vendet aleate.

“E kemi situatën nën kontroll”, siguroi ai.

Forcat polake dhe ato të NATO-s i rrëzuan dronët gjatë natës dhe kërkimet për mbetjet vazhdojnë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin nga afër njoftimet zyrtare.

Tusk, pas një takimi emergjent, paralajmëroi gjithashtu për dezinformimin rus në rrjetet sociale.